Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste

Deputetët mund të formojnë grupe parlamentare sipas përkatësisë partiake ose orientimit politik. Formimi i grupit parlamentar i njoftohet Kuvendit në seancën më të parë. Çdo grup parlamentar, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh kryesinë e tij. Aktualisht grupi parlamentar i partisë Socialiste ka në përbërje 75 deputetë dhe kryesohet nga deputeti Taulant Balla.