- Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian
- Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asocimit BE – Shqipëri
- Komisioni për Integrimin Europian
- Përafrimi i legjislacionit
- Shkolla Europiane 2016
- Shkolla Europiane 2017
- Shkolla Europiane 2018
- Shkolla Europiane 2019
- Shkolla Europiane 2020
Shkolla e Integrimit Europian 2020
Për të pestin vit radhazi, Shkolla e Integrimit
Europian synoi të identifikojë dhe angazhojë aktorë të spikatur nga të gjitha
institucionet, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e interesit, duke
krijuar një grup të konsoliduar ekspertësh me njohuri të thella mbi procesin e
integrimit europian, të cilët mund të kontribuojnë në procesin e negociatave të
anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian (BE).
Shkolla e Integrimit Europian 2020 ofroi një
kuadër të plotë teorik dhe praktik mbi zhvillimet më të fundit në BE, skenarët
e mundshëm për të ardhmen e tij dhe veçanërisht të ardhmen e procesit të
zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo synoi gjithashtu të forcojë
aftësitë negociuese të pjesëmarrësve me anë të metodave praktike për zhvillimin
e negociatave efektive.
Pavarësisht vështirësive të krijuar nga pandemia,
u vijua me ndarjen e eksperiencës profesionale në çështjet e integrimit me
lektorë nga Komisioni Europian, Drejtoria e Zgjerimit; nga Universiteti
Westminster i Londrës, nga Kolegji i Europës, nga Universiteti i Grazit, nga
Universiteti i Strasburgut, Selanikut dhe ai Zagrebit si edhe me ekspertë
ndërkombëtar në çështjet e negociatave nga vende që e kanë kaluar atë fazë siç
është Kroacia, ose që po e kalojnë aktualisht këtë fazë si Serbia dhe Mali i
Zi.
Programi përfshiu pesë module kryesore:
Moduli 1: Perspektivat e pranimit në BE, sfidat dhe
strategjitë e negocimit (rasti i Serbisë dhe Malit të Zi);
Moduli 2: Advokatia, roli i shoqërisë civile gjatë procesit
të negociatave dhe përafrimi i legjislacionit të BE-në;
Moduli 3: Zgjerimi i
BE-së dhe roli i mediave në procesin e integrimit europian;
Moduli 4: Financimet e BE-së, zhvillimi i projektit dhe
negocimi i kapitullit 22 (Rasti i Kroacisë);
Moduli 5: Integrimi në BE dhe bashkëpunimi rajonal / Ballkani
Perëndimor / Procesi i Berlinit si dhe Roli i Gjyqësorit në zbatimin e
legjislacionit europian.
Gjatë Shkollës së Integrimit Europian u përdor
një shumëllojshmëri e metodave të trajnimit si: leksione, prezantime praktike,
ushtrime dhe diskutime ndërvepruese.
Nga një numër i lartë prej 217 aplikimesh, bazuar
në një përzgjedhje transparente e cila merr në konsideratë përfaqësimin e të
gjithë grupeve të interesit dhe aktorëve të procesit të integrimit u
përzgjodhën 37 pjesëmarrës:
•
7 përfaqësues nga ministritë e linjës,
•
4 nga institucionet varësisë së ministrive të
linjës,
•
5 lektorë nga universitete publike dhe private,
•
3 kërkues shkencorë,
•
2 përfaqësues nga media,
•
4 përfaqësues nga bashkitë,
•
4 përfaqësues nga Organizatat Jo Fitimprurëse,
•
2 përfaqësues nga Dhomat kombëtare të Avokatisë
dhe Noterëve,
•
1 nga biznesi,
•
5 përfaqësues nga Parlamenti.
Për
të mësuar më shumë mbi zhvillimin e Shkollës së Integrimit Europian 2020 ju
ftojmë të lexoni axhendën, e cila paraqet një informacion të detajuar mbi temat
dhe lektorët, listën e pjesëmarrësve dhe
broshurat.
Çertifikatat për pjesëmarrësit u shpërndan në mënyrë elektronike dhe me postë.