Rendi i ditës
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Rendi i dites
Ora:11.00
Ne rend të dites:
Seancë dëgjimore me
Kryerregjistruesin e Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, z.
Valdrin Pjetri, për të dhënë informacione dhe shpjegime në lidhje me pronën ku
ndodhet Teatri Kombëtar, ndryshimet që ka pësuar ndër vite, mënyrën e
tjetërsimit të pronave rreth saj, si dhe pronarët kufitarë të pronës së Teatrit
Kombëtar.
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
rendi i ditës
Ora:11:00
Ne rend të dites:
Shqyrtimi i projektligjiit “Për ratifikimin e marrëveshjes së ndryshimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave, dhe Trans Adriatic Pipeline AG, lidhur me marrëveshjen me qeverinë e vendit pritës”
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
E mërkurë, 11 korrik 2018
Ora:11:00
Ne rend të dites:
1. Shqyrtimi në parim i projektligjit “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.
2. Raportim i Ministres së Drejtësisë mbi mënyrën e zbatimit nga organi i Prokurorisë të rekomandimeve prioritare të dhëna nga Këshilli i Ministrave në luftën kundër kriminalitetit gjatë vitit 2017.
3. Raporti Vjetor i Prokurorisë së Përgjithshme për veprimtarinë e ushtruar gjatë vitit 2017.