Rendi i ditës

Komisioni për Sigurinë Kombëtare

Komisioni për Sigurinë Kombëtare


Ora:10:30

Ne rend të dites:

-Shqyrtim i  projektligjit “Për statusin e dëshmorit të atdheut”


Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

Rendi i ditës


Ora:13.00

Ne rend të dites:

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë së bashku me Nënkomisionin për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Gruas dhe Nënkomisionin për të Drejtat e Njeriut zhvillojnë një seancë dëgjimore me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe me grupet e interesit në lidhje me zbatimin e legjislacionit për sa i përket abortit selektiv me bazë gjinore.


Mbledhja zhvillohet te salla "Pjetër Arbnori" (kati 4).

 


Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

E mërkurë, 12 dhjetor 2018


Ora:10:00

Ne rend të dites:

1.      Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të komisionit në datat: 13.11.2018, 14.11.2018;

2.      Shqyrtimi në parim i projektligjit “Për përfundimin e proceseve tranzitore në Republikën e Shqipërisë” 

3.      Shqyrtimi në parim i projektligjit “Për kadastrën në Republikën e Shqipërisë” 

4.      Vazhdimi i shqyrtimit të  projektligjit "'Për një ndryshim dhe një shtesë në ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008 "Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit te titujve të pronesise mbi tokën bujqësore", të ndryshuar".

5.      Vazhdimi i shqyrtimit të  projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.171/2014 "Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve", të ndryshuar"

 


Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

E mërkurë, 12 dhjetor 2018


Ora:12:15

Ne rend të dites:

Mbledhje e përbashkët me Nënkomisionin “Për të Drejtat e Njeriut”, Grupin e Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” dhe mbështetjen e UNICEF

Raportim i Ministres së Drejtësisë për masat e marra në zbatim të Ligjit Nr. 37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur” si dhe Ligjit Nr 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”. 


(Salla e Grupit, kati IV)