Rendi i ditës

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

E mërkurë, 19 dhjetor 2018


Ora:10:00

Ne rend të dites:

Vizitë informuese pranë institucionit të Komisionerit për të Drejtën për Informim dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

 

Tematika e vizitës:

1.      Informacion në lidhje me rolin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si institucion i pavarur dhe autoriteti përgjegjës që mbikëqyr dhe monitoron të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, në përputhje me ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” dhe ligjin nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar, gjatë periudhës janar dhjetor 2018;

 

2.       Informacion në lidhje me kontrollet dhe hetimet administrative lidhur me respektimin e të drejtës për informim dhe mbrojtjen e të dhënave personale, hetimet proaktive me iniciativë lidhur me procesin e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave personale të qytetarëve nga kompanitë e mëdha publike dhe private;

 

3.       Masat administrative për shkeljet ligjore të konstatuara, për mungesën e programeve të transparencës, regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve dhe caktimin e koordinatorit, me fokus të veçantë ministritë dhe organet e pushtetit qendror;

 

4.      Informacion i përgjithshëm për ankesat me objekt të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale;

 

5.       Angazhimin e insitucionit të Komisionerit për pasurimin e programeve të transparencës së institucioneve publike dhe jopublike me informacione që kanë të bëjnë me objektivat për zhvillimin e qëndrueshëm, në kuadër dhe të rezolutës së Kuvendit të Dhjetorit 2017 “Për objektivat e zhvillimit të qendrueshëm të axhendës 2030 të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara”.

 


Nënkomisioni për Administratën Publike

E mërkurë, 19 dhjetor 2018


Ora:13:00

Ne rend të dites:

1.      Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së nënkomisionit datë 27.11.2018.

2.      Seancë dëgjimore me Zëvendëkryeministren lidhur me procesin e rekrutimeve në Administratën Publike.