Kuvendi për fëmijët

Kuvendi i Shqipërisë e konsideron fëmijën një individ me të drejta të barabarta e të patjetërsueshme në shoqëri, trajtimi i të cilit duhet të ketë në fokus garantimin e zbatimit të parimeve universale dhe udhëheqëse të të drejtave të fëmijës si: mosdiskriminimi, mbijetesa dhe zhvillimi, interesi më i lartë i fëmijës dhe pjesëmarrja e fëmijës. Kuvendi njeh detyrimin e shtetit për të mbrojtur, respektuar dhe promovuar të drejtat e fëmijës, që burojnë nga Konventa për të Drejtat e Fëmijës e OKB-së, konventat e Këshillit të Europës, aktet e tjera ndërkombëtare të ratifikuara prej tij dhe nga legjislacioni i brendshëm. Për këtë qëllim Kuvendi, në legjislaturën e kaluar, ka ngritur Grupin e Deputetëve për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, si një grup ad-hoc avokatësie të parlamentarëve, që do të nxisin Kuvendin e Shqipërisë për shqyrtimin e nismave dhe veprimeve në mbështetje dhe në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.

Anëtarët


Anëtarët e GDMF


Veprimtaria


Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit.
Në datën 22 janar 2018, Kuvendi i Shqipërisë dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, ndërmjet të cilit angazhohen së bashku në partneritet për përparimin e të drejtave të fëmijëve. Ky dokument shumë i rëndësishëm u nënshkruar nga Kryetari i Kuvendit, SH.T.Z Gramoz Ruçi dhe përfaqësuesi i UNICEF-it, Dr. Ezio Gianni Murzi. Memorandumi ka për qëllim të vendosë bashkëpunimin institucional mes Palëve, me synim forcimin e rolit ligjvënës, kontrollues dhe ndërgjegjësues të Kuvendit, komisioneve të tij të përhershme dhe të posaçme, nënkomisioneve parlamentare, përfshi grupin e deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”, në çuarjen përpara të të drejtave të njeriut të fëmijëve.

Nëpërmjet këtij Memorandumi Palët angazhohen me detyrime konkrete në nxitjen e të drejtave të njeriut të fëmijëve, hartimin e ligjeve me fokus këto të drejta, bashkërendimin me qeverinë për realizimin e këtyre të drejtave, në përputhje me standardet ndërkombëtare të cilave i përmbahet shteti shqiptar.

Gjatë nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit morën pjesë anëtarë Grupit të Deputetëve “Miqtë e fëmijëve”, kryetarë të Grupeve Parlamentare, Kryetarë të Komisioneve të Përhershme Parlamentare, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të Ministrisë së Brendshëm, të Ministrisë së Arsimit, Avokati i Popullit, përfaqësues nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Presidenti i Shoqatës për Autonomi Vendore, përfaqësues të organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile që në fokus të punës së tyre kanë mbrojtjen e të drejtave të njeriut të fëmijëve.

Fjala e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë z. Gramoz Ruçi
Fjala e Dr. Ezio Gianni Murzi, përfaqësues a.i. i UNICEF-it


Dita e fëmijeve në Kuvendin e Shqipërisë
Dita e fëmijëve në Kuvendin e Shqipërisë