Komisioni për Sigurinë Kombëtare seancë degjimore me znj. Kuko dhe znj. Voda, zv.ministre në Ministrinë e Brendshme

  • Postuar më, 02/06/2020

Në drejtimin e kryetares znj. Ermonela Felaj, Komisioni për Sigurinë Kombëtare në mbledhjen e sotme online, zhvilloi një seancë dëgjimore, lidhur me situatën e dhunës në familje  përgjatë periudhës së pandemisë dhe  situatën e emigrantëve në pikat e kalimit kufitar gjatë kësa jperiudhe, masat e marra dhe zbatimi i tyre.
Lidhur me situatën e dhunës në familje  përgjatë periudhës së pandemisë,para komisionit raportoi  znj. Romina Kuko, zëvendësministre në Ministrinë e Brendshme
Znj. Kuko, në prezantimin përmbledhës që lidhej me çështjet e dhunës përgjatë kësaj periudhe,bëri  gjithashtu një analizë krahasimore me dy vitet e fundit dhe foli për masat e shtuara për mbrojtjen e viktimave gjatë periudhës së pandemisë
 Znj. Kuko, theksoi se me shpalljen e pandemise u përpilua një plan i posaçëm masash duke pasur parasysh dhe analizat e riskut të zhvilluara së bashku me partnerët ndërkombëtar, për kujdesin kundër dhunës në këtë situatë.Gjatë kësaj periudhe, vijoi znj. Kuko “Policia e Shtetit ka marrë dhe ka trajtuar  gjithsej 441 telefonata për dhunë në familje në numrat 129 dhe 112; në Mars, 131 telefonata, Prill 151 dhe në Maj 159 telefonata.”
Znj. Kuko iu përgjigj interesimit të anëtarëve të komisionit, lidhur me rehabilitimin e viktimave të dhunës, fushatat ndërgjegjësuese, puna me shoqerinë civile dhe organizatat , bashkepunimin me qeveritë vendore etj
Më tej komisioni vijoi me dëgjesën e raportimit të zëvendësministres tjetër në  Ministrinë e  Brendshme, znj. Rovena Voda  lidhur me situatën e emigrantëve në pikat e kalimit kufitar në periudhën e pandemisë, masat e marra dhe zbatimi i tyre.
Znj.Voda në lidhje me numrin e emigrantëve të paligjshëm tha se, ai këtë vit ka qenë në rritje në krahasim me vitin e kaluar, për periudhën Janar dhe 15 ditësh i parë i muajit Mars.
 “Ka pasur një rënie të numrit gjatë periudhës së shpalljes së gjëndjes së pandemisë por kontrollet tona në kufi kanë qenë të vazhdueshme edhe gjatë kësaj periudhe” theksoi znj. Voda
Komisioni vijoi me pyetje në lidhje me bashkëpunimin me vendet e tjera te kufirit, masat mbrojtëse të parandalimit në kufi, respektimit të protokolleve, kontrollet kufitare etj


Share