"Aleanca e Grave Deputete" zhvilloi seancë dëgjimore, lidhur me situatën e dhunës në familje përgjatë periudhës së pandemisë

  • Postuar më, 03/06/2020

3 qershor 2020

Aleanca e Grave Deputete nën drejtimin e nënkryetares së AGD-së znj. Elona Gjebrea, në bashkëpunim me znj. Eglantina Gjermeni kryetare e Nënkomisionit Parlamentar për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Grave, organizoi një seancë dëgjimore për dhunën në familje gjatë periudhës së pandemisë Covid 19. Të ftuar në këtë seancë dëgjimore ishin znj. Bardhylka Kospiri zëvendësministre e Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale dhe znj. Romina Kuko zëvendësministre e Minisitrisë së Punëve të Brendshme. Gjithashtu të ftuar ishin dhe deputete anëtare të Nënkomisionit Parlamentar për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Gruas. Gjatë seancës dëgjimore u prezantuan masat e marra nga qeveria për parandalimin e rasteve të dhunës në familje gjatë periudhës së kufizimeve të vendosura për shkak të pandemisë. Gjatë këtij sesioni deputetet ngritën pyetje dhe diskutuan për masat e marra nga institucionet, bashkëpunimin mes tyre, rolin e koordinatorit vendor etj. Në pjesën e dytë të takimit nënkryetarja e AGD-së znj. Elona Gjebrea prezantoi raportin vjetor të AGD-së për vitin 2019, si dhe u diskutua Plani i Veprimit për një Parlament të Ndjeshëm Gjinor. Në përfundim të takimit u miratua kalendari i aktiviteteve të AGD-së për periudhën qershor - dhjetor 2020.


Share