Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mesazh ngushëllim për ndarjen nga jeta të valltarit të njohur Besim Zekthi: Shqiponja që i dha hijeshi Shqipërisë në skenat botërore.

  • Postuar më, 28/06/2020

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka sot një mesazh ngushëllim për ndarjen nga jeta të valltarit të njohur Besim Zekthi.

“Besim Zekthi ishte një valltar i madh, një artist i shquar,  një xhevahir i rrallë në gjerdanin e artë të valles, folklorit dhe kulturës shqiptare.

Zekthi do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si valltari virtuoz, shqiponja e valles së shqipeve dhe e Shqipërisë në festë, që lartoi dhe i dha  hijeshi Shqipërisë në skenat botërore.”, shkruan Kryetari i Kuvendit Ruçi.


Share