Njoftim i përbashkët për shtyp i Presidencës dhe Kuvendit. Presidenti Meta pret në takim Kryetarin e Kuvendit, Sh.T.Z Gramoz Ruçi.
- Postuar më, 30/06/2020

30 qershor
2020
Presidenti i
Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Kuvendit
Sh.T.Z. Gramoz Ruçi.
Presidenti
Meta theksoi se pas publikimit të Opinionit të Komisionit të Venecias mbi
procesin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, është tejet e rëndësishme që
rekomandimet e Komisionit të vihen menjëherë në zbatim.
Duke ripërsëritur
domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha institucioneve me qëllim
ripërtëritjen dhe bërjen funksionale sa më parë të Gjykatës Kushtetuese dhe
Gjykatës së Lartë, Presidenti Meta shprehu gatishmërinë e Tij të plotë për të
nisur menjëherë punën për një interpretim unik të rekomandimeve dhe
bashkërendimin për zbatimin kushtetues dhe ligjor të tyre.
Presidenti
Meta, theksoi edhe një herë se ky proces tashmë është nën monitorimin jo vetëm
të Komisionit të Venecias, por edhe të Bashkimit Europian, Bundestagut gjerman,
parlamentit holandez, danez, etj, vlerësimi i të cilëve do të jetë kyç për
nisjen e procesit të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Këtij
qëllimi duhet t’i shërbejë bashkëpunimi gjithëpërfshirës edhe për zbatimin e 15
kushteve të BE.
Kryetari Ruçi duke mirëpritur ftesën e Presidentit Meta për këtë takim dhe bashkëndarë të njëjtën pikëpamje mbi nevojën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, theksoi se e konsideron të papranueshme zvarritjen e ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë nga institucionet e pavarura.
Kryetari Ruçi, theksoi se, Kuvendi i Shqipërisë në rezolutat e miratuara gjatë raportimeve vjetore të organeve të qeverisjes së sistemtit të drejtësisë (KLGJ KLP), ka vendosur detyrimin e këtyre organeve për të plotësuar sa më shpejt të gjitha vakancat për në Gjykatën e Lartë.
Presidenti
Meta dhe Kryetari Ruçi ranë dakord për nisjen e menjëhershme të punës nga
ekspertët e të dy institucioneve për identifikimin e të gjitha çështjeve që
kërkojnë trajtim urgjent dhe afat-mesëm, dhe dakordësimin e masave që do të
duhet në ndërmerren në zbatim të tyre.