Komisioni për Sigurinë Kombëtare miraton ndryshimet në ligjin “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë” të ndryshuar”

  • Postuar më, 08/07/2020

Komisioni për Sigurinë Kombëtare, në drejtimin e kryetares, znj. Ermonela Felaj, në mbledhjen e sotme zhvilluar on line, vijoi dhe sot shqyrtimin e projektligjit “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002 “Për letërnjoftimin elektronik  të shtetasve shqiptarë” të ndryshuar””. Për të dhënë shpjegime rreth projektligjit, e pranishme në komision ishte znj. Rovena Voda, zëvendësministre në Ministrinë e Brendshme.

Për sa i përket propozimit per ndryshim të paraqitur në projekt znj. Voda sqaroi se ky propozim ka të bëjë me afatin e vlefshmërisë së letërnjoftimit për shtetasit e moshës mbi 75 vjeç. “Letërnjoftimi i shtetasve të cilët në momentin e aplikimit për pashaportë kanë mbushur moshën 75 vjeç, të jetë pa afat vlefshmërie, pra për aq kohë sa janë në jetë” detajoi znj. Voda
Pas pyetjeve dhe diskutimeve anëtarët miratuan në parim nen për nen dhe në tërësi projektin në fjalë.


Mbledhja u zhvillua përmes platformës së komunikimit online Cisco Webex.


Share