Nisma e opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese, 4 ekspertët konstitucionalistë iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve

  • Postuar më, 08/07/2020

8 korrik 2020

Në drejtimin e Nënkryetares së Kuvendit, znj. Vasilika Hysi u zhvillua mbledhja e përbashkët e Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku u vijua me procedurën e shqyrtimit të nismës së 28 deputetëve të opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese.

Në mbledhjen e sotme, 4 ekspertët konstitucionalistë, znj.Elira Kokona, z.Ilir Rusmaijli, z. Erind Mërkuri dhe znj.Adea Pirdeni, iu përgjigjën pyetjeve të drejtuara nga deputetët e Kuvendit që lidheshin me efektin e ndryshimeve të sistemit zgjedhor, ndryshimin e pragut zgjedhor, si dhe listat e hapura të deputetëve apo moslejimin e kualicioneve parazgjedhor. 

Në përfundim të mbledhjes znj. Hysi bëri të ditur se në mbledhjen e radhës do të vijohet me diskutimin në parim të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 84/2017, datë 21.10.1998  “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. 

Mbledhja e sotme e komisionit u zhvillua përmes platformës së komunikimit online, Cisco Webex.


Share