Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin vijoi me shqyrtimin nen për nen të projektligjit “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.

  • Postuar më, 08/07/2020

8 korrik 2020

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në drejtimin e kryetarit z. Niko Peleshi dhe në cilësinë e komisionit përgjegjës, vijoi me shqyrtimin nen për nen të projektligjit “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”. Të pranishëm në mbledhjen e komisionit për të dhënë sqarime rreth  këtij projekt-akti ishin: z. Artan Shkreli, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Edlira Kraja, Drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, si dhe përfaqësues të MIE. Për komisionin projekt-akti u relatua nga deputetja Eglantina Gjermeni.Anëtarët e pranishëm në mbledhjen virtuale diskutuan dhe bënë sugjerime për riformulimin e neneve të veccanta dhe më pas, miratuan një pjesë të neneve të projektligjit “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”. Diskutimi për nenet e projektligjit në fjalë do të vijojë në mbledhjen e radhës,Mbledhja e sotme e komisionit u zhvillua përmes platformës së komunikimit online, Cisco Webex.


Share