Bordi Këshillimor i Rrjetit kombëtar për edukimin ligjor të publikut (SELP) zhvilloi mbledhjen e tij të parë

  • Postuar më, 10/07/2020

10 korrik 2020

Në bazë të vendimit të Kuvendit nr. 47/2019 “Për miratimin e strategjisë së edukimit ligjor të publikut 2019-2023”, Bordi këshillimor i Rrjetit kombëtar për edukimin ligjor të publikut i zgjedhur më datë 17 janar 2020, zhvilloi mbledhjen e tij të parë, në drejtimin e zëvendëskryetares së Kuvendit të Shqipërisë, znj. Vasilika Hysi.

Në këtë takim, anëtarët e Bordit këshillimor përshëndetën punën e bërë për hartimin e Strategjisë së Edukimit Ligjor të Publikut  dhe  planit të veprimit si dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të vijuar punën me zbatimin e saj.

Bordi Këshillimor diskutoi për hapat dhe kontributin e dhënë  gjatë  konsultimit të projektit të planit të veprimit të hartuar nga ministria e Drejtësisë në zbatimit të “Strategjisë së edukimit ligjor të publikut 2019-2023”.

Në përfundim të këtij takimi, anëtarët e Bordit këshillimor ranë dakord që të përgatisin një dokument me sugjerime lidhur me qasjen e tyre për zbatimin e Strategjisë për t’ia paraqitur më tej Komisionit drejtues të SELP-it.


Share