Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi nen për nen projektligjin, "Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë"

  • Postuar më, 14/07/2020

14 korrik 2020

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në drejtimin e kryetarit z. Niko Peleshi zhvilloi mbledhjen e radhës online, ku u vijua me shqyrtimin nen për nen të projektligjit “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë". Të ftuar në këtë seancë dëgjimore, ishin,  z. Artan Shkreli, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Edlira Kraja, Drejtoreshë e Autoritetit të Aviacionit Civil, si dhe përfaqësues të MIE. 

Relatore në këtë komision ishte deputetja Eglantina Gjermeni, e cila u ndal në riformulimin e nenit 60 dhe 65, (që kishte të bënte me zonat e mbrojtjes) në këtë projektligj.

Z. Shkreli u dakordësua me propozimet e parashtruara nga relatorja duke pohuar se të gjitha ndryshimet janë në koherencë me rregullat ndërkombëtare të aviacionit civil. 

Edhe në këtë seancë dëgjimore, u vijua me pyetje dhe diskutime nen për nen të projektligjit në fjalë. Në fund u votuan në parim shumica prej neneve e ndërsa në seancën e radhës pritet të miratohen me disa ndryshime dhe nisa nene të këtij projekligji. 

Mbledhja e sotme e komisionit u zhvillua përmes platformës së komunikimit online, Cisco Webex.


Share