Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, përkujton dyvjetorin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, “një ndër krijuesit dhe borizanët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”.

  • Postuar më, 26/07/2020

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, përkujton dyvjetorin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, “një ndër krijuesit dhe borizanët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”

“Sot mbushen dy vjet pa patriotin,  dijetarin, oratorin, luftëtarin dhe kalorësin e paqes, Adem Demaçi.
Adem Demaçi është ndër krijuesit dhe borizanët e  lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Ai i shërbeu Kosovës dhe kombit shqiptar me  vizionin largpamës dhe energjitë që nuk i shteruan kurrë; me sakrificat e pashembullta për çlirimin dhe progresin; me mësimet e vyera për të ndërtuar shtetin e ri, demokracinë dhe paqen; me kontributin e shquar kulturën dhe qytetërimin shqiptar; me thjeshtësinë dhe madhështinë prej çlirimtari; me dhimbjen njerëzore për të gjithë.
Çdo komb, çdo popull, çdo vend do të ndihej krenar me një luftëtar, krijues dhe hero si Adem Demaçi.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.


Share