Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi projektligjin “Për shtetësinë”

  • Postuar më, 27/07/2020

Në drejtimin e kryetares znj. Ermonela Felaj Komisioni për Sigurinë Kombëtare në mbledhjen e sotme të zhvilluar on line mori në shqyrtim nen për nen projektligjin “Për shtetësinë”. Më herët komisioni kishte miratuar në parim projektligjin në fjalë.
E pranishme gjatë shqyrtimit të neneve të projektligjit, ishte znj. Rovena Voda zëvendësministre në Ministrinë e Brendshme.
Projektligji “Për shtetësinë” përcakton parimet dhe rregullat për fitimin, rifitimin dhe humbjen e shtetësisë shqiptare.
Pas pyetjeve, diskutimeve dhe sugjerimeve anëtarët miratuan nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për shtetësinë”.
Mbledhja u zhvillua nëpërmjet platformës WEBEX


Share