Komisioni për Ekonominë dhe Financat, rrëzoi Dekretin e Presidentit “Kthimin për rishqyrtim te ligjit nr. 102/2020 ““Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin””

  • Postuar më, 10/09/2020

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, zhvilloi mbledhjen e parë të sesionit të ri parlamentar, me shqyrtimin Dekretin e Presidentit  të Republikës, nr.11589, date 10 gusht 2020, “Kthimin për rishqyrtim te ligjit nr. 102/2020 ““Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin””.

Kryetarja e komisionit znj. Milva Ekonomi prezantoi të ftuarit për mbledhjen e stome të komisionit të cilët ishin  zëvendëskryeministri z. Erjon Brace, nga institucioni i Presidentit përfaqësues z. Bledar Dervishaj, nga Fondi Shqipëtar i Zhvillimit znj. Aurora Alimadhi, znj. Anila Gjika eksperte që ka asistuar projektligjin etj.

z. Dervishaj përfaqësues nga Presidenca parashtroi arsyet e dekretit të Presidentit përmes së cilës është kthyer ky ligj. “Shqyrtimi që Presidenti i ka bërë ligjit 102/2020 “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin” është konstatuar se ky ligj në përmbajtjen e tij cënon disa parime kushtetuese.”,-theksoi z. Dervishaj.

Më pas, zëvendëskryeministri Brace në fjalën e tij u shpreh se ky projektligj përbën një axhendë zhvillimi dhe është i domosdoshëm për vendin.

Pas diskutimeve, pyetjeve, komenteve dhe sugjerimeve mes anëtarëve të komisionit dhe të ftuarve. Komisioni e hodhi poshtë me votë Dekretin e  Presidentit të Republikës, nr.11589, date 10 gusht 2020, “Kthimin për rishqyrtim te ligjit nr. 102/2020 ““Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin””.

Mbledhja u zhvillua përmes platformës online CISCO WEBEX.

 


Share