Anëtarët e Nënkomisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Vetting-un e Policisë, vizitë në KJV

  • Postuar më, 16/09/2020

16 shtator 2020

Nënkomisioni parlamentar për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Vetting-un e Policisë zhvilloi një vizitë pranë ambienteve të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme” (Vettingut).

Deputetët zhvilluan një bashkëbisedim me Kryetaren e KJV, znj. Ana Kapaj, e cila i njohu nga afër me vijueshmërinë e procesit të vettingut, hapat e ndjekur deri më tani, si dhe problematikat e hasura pas ndryshimeve të fundit në ligjin nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”.

Deputetët e nënkomisionit  përmes pyetjeve kërkuan të njihen dhe informohen mbi procedurat, mënyrën e funksionimit të KJV-së,  etj.


Share