Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi projektligjin “Për metrologjinë”

  • Postuar më, 22/09/2020

22 shtator 2020

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në drejtimin e kryetarit, z.Ulsi Manja dhe në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, shqyrtoi dhe miratoi projektligjin “Për metrologjinë”.                

Të ftuar në mbledhjen e komisionit ishin: znj.Belinda Ikonomi, zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë, z. Petrit Rama, Drejtor i Përgjithshëm i Metrologjisë, si dhe stafi teknik i dy institucioneve.  Më herët, komisioni kishte miratuar në parim projekt-aktin dhe në mbledhjen e sotme u vijua me shqyrtimin nen për nen të tij.

Deputetja Elena Xhina gjatë relatimit të saj paraqiti disa sugjerime konkrete për riformulimin e neneve të caktuara të projektligjit.  Pas pyetjeve dhe diskutimeve të ndryshme, komisioni miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.  Mbledhja e sotme e komisionit  u zhvillua përmes platformës virtuale të komunikimit “Cisco Webex”. 


Share