Komisioni për Sigurinë Kombëtare vizite pranë Bazës së Forcës Detare Pashaliman,Bazës së Marinës Sazan dhe Forcës Delta,Vlorë

  • Postuar më, 23/09/2020

Komisioni për Sigurinë Kombëtare, me mbështetjen e prezencës së OSBE-së, në funksion të ushtrimit të kompetencave të veta lidhur me  kontrollin e veprimtarisë së institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes, zhvilloi disa takime monitoruese pranë Bazës së Forcës Detare Pashaliman,Bazës së Marinës Sazan si dhe pranë Forcës Delta,Vlorë. Në këto takime anëtarët e komisionit u njohën nga drejtuesit e këtyre institucioneve me stukturat organizative përkatëse, veprimtarinë e tyre, sfidat në kuadër të rritjes së performancës si dhe problematikat të cilat kanë hasur gjatë veprimtarisë së përditshme.
Në përfundim të prezantimeve deputetët vizituan edhe ambjentet respektive.




Share