Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin trejavor të punimeve për periudhën 28 shtator-16 tetor

  • Postuar më, 23/09/2020

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Mbledhja  miratoi kalendarin trejavor të punimeve  të Kuvendit për periudhën 28 shtator-16 tetor.

Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 1 tetor, 8 tetor dhe 15 tetor.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që seancat plenare do të vazhdojnë të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve, duke respektuar protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga pandemia Covid-19.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që mbledhjet e komisioneve do të vazhdojnë të zhvillohen online.

Në përfundim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nënvizoi se miratimi i infrastruktrës ligjore dhe institucionale në kuadrin e reformës zgjedhore do të përbëjë një përparësi të puëns së Kuvendit të Shqipërisë gjatë javëve të ardhshme.

Mbledhja e zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex).


Share