Thirrje për aplikim në Shkollën e Integrimit Europian (on line), 2 – 13 Nëntor 2020

  • Postuar më, 16/10/2020

Kuvendi i Shqiperise,  Keshilli  Kombetar i Integrimit  Europian, ne partneritet  me  Delegacionin   e  Bashkimit   Europian,
Fondacionin Shoqeria e Hapur per Shqiperine (OSFA), dhe Fondacionin Friedrich Ebert Stiftung, do te organizoje on  line, ne datat 2-13 Nentor, edicionin e peste te Shkolles se Integrimit Europian.
Shkolla e Integrimit Europian eshte tashme nje tradite e konsoliduar ne mbeshtetje te identifikimit dhe perfshirjes  se aktoreve te spikatur nga te gjitha institucionet, organizatat e shoqerise civile dhe grupet e interesit, te cilet  mund  te  kontribuojne  me ekspertizen e tyre ne procesin e negociatave te anetaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian (BE).
Shkolla e Integrimit Europian (on line) do te ofroje pergjate dy javeve, nje kuader te plote teorik dhe praktik mbi zhvillimet dhe sfidat me te fundit ne Bashkimin Europian, bashkepunimin rajonal dhe zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perendimor, negociatat e anetaresimit si dhe rendesine e gjitheperfshirjes ne suksesin e procesit te anetaresimit ne BE.
Gjate Shkolles se Integrimit Europian do te perdoret nje shumellojshmeri e metodave te mesimdhenies dhe  te trajnimit  si: leksione, prezantime praktike, dhe diskutime ndervepruese me profesore te njohur, si dhe eksperte te nivelit te larte kombetar dhe nderkombetar per integrimin europian dhe Ballkanin Perendimor.
Gjithashtu, Shkolla e Integrimit Europian do te perfshije seanca bashkebisedimi me perfaqesues nga Kuvendi i Shqiperise, institucionet e Bashkimit Europian dhe institucionet rajonale, te cilet do te diskutojne me pjesemarresit mbi te ardhmen  e Bashkimit Europian si dhe sfidat dhe skenaret e mundshem ne procesin e integrimit europian te Ballkanit Perendimor.


PROGRAMI PERFSHIN PESE MODULE KRYESORE:
Modul i 1 : Perspektivat e pranimit ne BE, sfidat dhe strategjite e negocim it (rasti i Serbise dhe Malit te Zi);
Moduli 2: Advokatia, roli i shoqerise civi le gjate procesit te negociatave dhe perafrimi i legjislacionit te BE-ne;
Moduli 3: Zgjerimi i BE-se dhe roli i mediave ne procesin e integrimit europian;
Moduli 4: Financimet e BE-se, zhvillimi i projektit dhe negocimi i kapitullit 22;
Moduli 5: Integrimi ne BE dhe bashkepunimi rajonal i Ballkani Perendimor I Procesi i Berlinit.

KUSH MUND TE APLIKOJE?
Nepunes te administrates publike shqiptare (duke perfshire edhe ata nga veteqeverisja vendore dhe institucionet e pavarura) qe punojne ne fushen e integrimit europian, te cilet synojne te angazhohen ne procesin e negociatave;
Studiuesit e rinj dhe perfaqesues te organizatave jo-fitimprurese;
Gazetare dhe perfaqesues te medias;
Perfaqesues nga komuniteti i biznesit dhe grupe te tjera interesi.


Ka vetem 35 vende ne dispozicion! Te gjithe pjesemarresit do te marrin nje s;ertifikate pjesemarrjeje pas perfundimit te suksesshem te kursit dy -javor (online).
Aplikantet e suksesshem do te njoftohen brenda dates 27 Tetor 2020 dhe pjesemarrja ne kete shkolle eshte PA pagese. Pjesemarresit do te pajisen me çertifikate vetem ne qofte se do te marrin pjese ne te gjitha ditet dhe sesionet e shkolles.

Për më shumë klikoni linket më poshtë.

Shkolla e Integrimit Europian (kliko këtu)

Thirrje për Aplikim (kliko këtu)


Share