Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi projektvendimin “Per emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave”

  • Postuar më, 12/10/2020

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, zhvilloi mbledhjen e sotme per votimin e projektvendimit  “Për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave”.

Kryetarja e komisionit znj. Milva Ekonomi e hodhi këtë projektvendim në votim, ku u miratua nga anëtarët e komisiont kandidatura e znj. Elsa Dhuli. Kjo kandidaturë do votohet në seancë plenare.

Mbledhja u zhvillua nëpërmjet platformës online “Cisco Webex”.


Share