Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi ndryshimet në ligjin “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”

  • Postuar më, 12/10/2020

12 tetor 2020

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në drejtimin e kryetarit Niko Peleshi shqyrtoi projektligjet “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.440 datë 7.7.2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis” të ndryshuar”” dhe “Për regjimin fiskal në sistemin hidrokarbur" .   

Projektligji i parë, ishte miratuar më herët në parim dhe në mbledhjen e sotme u diskutuan dy nenet e mbetura, për të cilat ishte kërkuar informacion më i detajuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, si inicuese e saj. Të ftuar në mbledhjen e sotme të komisionit ishin z. Athanas Karaja, Drejtor i Drejtorisë së Derregullimit, Lejeve dhe Licencave dhe Monitorimit në MTM, si dhe z.Flogers Broqi, përfaqësues i QKB-së.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni përfundoi miratimin nen për nen dhe miratoi në tërësi ndryshimet në ligjin nr. 10.440 datë 7.7.2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis” të ndryshuar””, duke ia kaluar për miratim seancës plenare.

Më tej, komisioni vijoi me shqyrtimin e projektligjit “Për regjimin fiskal në sistemin hidrokarbur”, i cili u relatua nga z.Andrea Marto. Të ftuar në mbledhje ishin zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë z. Ilir Bejtja, z. Nikolla Lera, Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, si dhe përfaqësues nga grupet e interesit, të cilët  dhanë sugjerimet dhe komentet e tyre për nene të caktuara të projektligjit.

Pas diskutimeve dhe sugjerimeve, anëtarët miratuan disa nene të projekt-aktit, ndërkohë që në mbledhjen e radhës do të vijohet me shqyrtimin nen për nen për tij.

 Mbledhja u zhvillua nëpërmjet platformës virtuale “ CISCO  WEBEX

 


Share