Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin "Për regjimin fiskal në sistemin hidrokarbur"

  • Postuar më, 13/10/2020

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi nen për nen projektligjin "Për regjimin fiskal në sistemin hidrokarbur".

Të ftuar në mbledhjen e sotme të komisionit ishin z.Ilir Bejtja zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Vasilika Vjero zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë, z. Nikolla Lera drejtor i Përgjithshem i Politikave Makroekonomike dhe Çështjeve Fiskale, znj. Dorina Çinari nga kompania Shell Albania. z. Erlind Kodhelaj nga Deloitte, z.  Alban Peza nga Anio Oil & Gas, znj. Nevila Kulloja Anio Oil & Gas etj. 

Anëtarët e komisionit dhe të ftuarit shqyrtuan projektligjin nen për nen ku u dhanë komente dhe sugjerime të ndryshme.

Në fund të mbledhjes kryetari i komisionit z. Niko Peleshi e hodhi projektligjin në votim ku u miratua në tërësi.


Share