Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi një Akt Normativ dhe rrëzoi një nismë ligjore

  • Postuar më, 19/10/2020

Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi aktin normativ nr. 31, datë 7.10.2020 "Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues të vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 dhe familjeve të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore”.

Të ftuar për këtë cështje ishin zëvendësministrja e Brendshme znj. Romina Kuko, zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale znj. Mira Rakacolli dhe nga ministria e Financave dhe Ekonomisë ishte znj. Vasilika Vjero.

Në lidhje me këtë akt normativ, znj. Kuko u shpreh se qëllimi I këtij akti normativ është falja administrative me karakter ndëshkues të dhëna gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore dhe masave të vendosura gjatë pandemisë “Covid19”.

“Ky akt ka gjithashtu edhe lehtësim të masave ndëshkuese ndaj familjeve të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore”, theksoi zëvendësministrja Kuko.

Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit e miratuan me votë këtë akt normativ.

Më tej, komisioni vazhdoi me shqyrtimin e projektligjit “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”” të ndryshuar””. Për këtë projektligj e ftuar ishte znj. Vasilika Vjero zëvendësimintër e Financave dhe Ekonomisë.

Ky projektligj  ardhur si nismë e deputetit z. Ardit Konomi,ku në fjalën e tij e konsideroi si një nismë të rëndësishme e cila u ndërmorr nga vetë ai.

Në fund të mbledhjes, pas diskutimeve të ndryshme, komenteve e sugjerimeve, anëtarët e komisionit nuk i miratuan ndryshimet në ligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” “ të ndryshuar””. 


Share