Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, miratoi në parim projektligjin “Për ndryshimet klimatike"

  • Postuar më, 20/10/2020


Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, shqyrtoi projektligjin “Për ndryshimet klimatike".

Të ftuar për këtë projektligj ishin sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit z. Adrian Kamenica.

Relatoi i projektligjit z. Besnik Baraj e cilësoi një projektligj të rëndësishëm i cili ka marrë një kohë të konsiderueshme për t’u hartuar dhe riparë. “Ky ligj e bën përfshirjen e Shqipërisë më të plotë si edhe para përgjegjësive të rëndësishme veçanërisht në kuadrin e integrimit të BE ku padyshim përgjegjësitë rriten.”,- theksoi në fjalën e tij z. Baraj.

Pas prezantimit dhe sugjerimeve e komenteve të ndryshme, anëtarët e komisionit e miratuan këtë projektligj në parim.


Share