Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin e shqyrtimit të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2021”

  • Postuar më, 21/10/2020

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, zhvilluar nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, paraqiti projektligjin “Për buxhetin e vitit 2021”.

Pas prezantimit, Ministrja Denaj iu përgjigj pyetjeve të deputetëve dhe bëri shpjegimet e nevojshme.

Konferenca shqyrtoi dhe miratoi  kalendarin e veçantë të shqyrtimit të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2021” në komisionet parlamentare dhe seancën plenare të Kuvendit.

Në përfundim të mbledhjes, Kryetari i  Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nënvizoi që, në zbatim të kalendarit, komisionet parlamentare, në bashkëpunim me ministritë e linjës, të marrin gjithë kohën e nevojshme për organizimin e diskutimeve shteruese për projektligjin “Për buxhetin e vitit 2021”.



Konferenca vendosi, gjithashtu, që për shkak të kalendarit të veçantë të shqyrtimit të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2021”, të zhvillohet seancë plenare edhe në datën 29 tetor, e cila ishte planifikuar si “Javë e gjelbër”.

Konferenca e  Kryetarëve u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex).


Share