Kuvendi zhvilloi takimin e radhës të Rrjetit Kombëtar për Edukimin Ligjor të Publikut

  • Postuar më, 21/11/2020

21 nëntor 2020


Kuvendi i Shqipërisë nën drejtimin e zëvendeskryetares znj. Vasilika Hysi zhvilloi takimin e rradhës së Rrjetit kombëtar për edukimin ligjor të publikut, të ngritur nën kujdesin dhe drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Në fjalën e saj znj. Hysi vlerësoi punën e bërë nga ministria e Drejtësisë dhe organizatat e shoqërisë civile për përgatitjen e planit të veprimit 2020–2023), në zbatim të Strategjisë së Edukimit Ligjor për Publikun, si pjesë e paketës së akteve ligjore të hartuara në kuadër të Reformës në Drejtësi dhe miratuar nga Këshilli i Ministrave pak ditë më parë.

Njëkohësisht znj Hysi vlerësoi kontributin e Kuvendit, të ministrive të linjës dhe të Rrjetit kombëtar për edukimin ligjor të publikut gjatë konsultimit publik të planit të veprimit. Zbatimi i planit të veprimit do të mbulohet kryesisht nga buxheti i shtetit. Donatorë, organizatata të shoqërisë civile do të kontribuojnë gjithashtu në financimin dhe zbatimin e planit të veprimit. Ky fakt u vlerësua nga znj Hysi dhe pjesëmarrësit në takim.

Plani i veprimit i miratuar u prezantua nga zëvendesministja e Drejtësisë, znj. Adea Pirdeni. Në fjalën e saj u shpreh se: “Përmirësimi i kurrikulave të arsimit parauniversitar me njohuri ligjore të përshtatura sipas grupmoshës, rritja e kapaciteteve të institucioneve shtetërore për të ofruar informacion me njohuri ligjore për qytetarët, jetësimi i programeve specifike për edukimin ligjor të publikut he hartimi i materialeve informuese për ligjet me interes për publikun janë disa nga risitë e planit të veprimit”.

Zbatimi I planit të veprimit do të monitorohet nga ministria e Drejtësisë e cila do të raportojë në Kuvend. Duke vlerësuar rëndësinë e edukimit ligjor të publikut, pavarësisht vështirësive të gjendjes së fatkeqesisë natire dhe pandemisë së shkaktuar nga COVID 19, Kuvendi krijoi Rrjetin e edukimit ligjor të publikut, Komitetin drejtues të rrjetit, Borditn këshillor të përbërë nga përfaqësues të Kuvendit, të institucioneve të pavaruara, institucioneve përgjegjëse në fushën e informimit dhe edukimit ligjor, shoqëria civile dhe media.

Për tu njohur me Strategjinë për edukimin ligjor të publikut, mund të vizitoni faqen e Kuvendit të Shqipërisë në adresën:

https://www.parlament.al/Files/Lajme/Dokument/selp/Vendim%20i%20Kuvendit.pdf

Për tu njohur me planin e veprimit  në zbatim të Strategjisë së edukimin ligjor të publikut, mund të vizitoni faqen e Kuvendit të Shqipërisë në adresën:

https://wwww.parlament.al/Files/Lajme/Dokument/selp/PlaniVeprimitSELP.pdf


Share