Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti Ambasadorin e Katarit, z. Ali bin Hamad Al-Marri: Katari avancon drejt valëve të demokratizimit
- Postuar më, 25/11/2020

Ambasadori
Ali bin Hamad Al-Marri e njoftoi Kryetarin e Kuvendit se se Emiri i Katarit ka
vendosur zhvillimin për herë të parë të zgjedhjeve parlamentare në vjeshtë të
vitit 2021.
Gjithashtu,
Ambasadori bëri të njohur edhe legjislacionin e ri të Shtetit të Katarit për
mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe pranimin e punëtorëve të huaj në
Katar.
Kryetari i
Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i vlerësoi këto njoftime si lajme të gëzuara që vijnë
nga Katari dhe një hap të rëndësishëm në avancimin e Shtetit të Katarit drejt
valëve të demokratizimit, zgjerimit të lirive politike dhe të të drejtave të
njeriut. Ky avancim është rezultat i vullnetit të drejtpërdrejtë të Vullnetit
të Emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, për zhvillimin dhe
demokratizimin e vendit si edhe të rritjes së mirëqenies.
Kryetari i
Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, dhe Ambasadori
Al-Marri biseduan edhe për zgjerimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit të shkëlqyer
midis të dy vendeve, rritjen e bashkëpunimit parlamentar dhe bashkëpunimin për
luftën kundër korrupsionit