Kuvendi u mblodh në seancë plenare

  • Postuar më, 26/11/2020

26 nëntor 2020
Seanca e sotme plenare miratoi një akt normativ, tre projektligje dhe dy projektvendime. Seanca rrëzoi po ashtu edhe një dekret presidencial. Në mbledhjen e sotme u miratuan akti normativ nr. 32, dt. 12.10.2020, “Për një ndryshim në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar”, projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane për projektin bashki të forta”, projektligji ““Për censin e popullsisë dhe të banesave”, projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 163/2014 “Për Urdhrin e punonjësve socialë në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””, projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve” dhe projektvendimi ““Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për regjistrin qendror të llogarive bankare””.
Akt normativ nr. 32, datë 12.10.2020 “Për një ndryshim në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar” u miratua me 89 vota pro, 9 kundër dhe 2 abstenim. Akti parashikonte që barriera mbrojtëse të jetë e detyrueshme  nga çdo individ, e shoqëruar me penalitetin e dënimit me gjobë në masën prej 2 000 (dy mijë) lekësh për mospërdorimin e barrierës mbrojtëse (maskës) në ambiente të mbyllura, publike dhe tregtare, gjobë për mospërdorimin e barrierës me 3 mijë lekë në çdo ambient jashtë shtëpisë  e në rast përsëritjeje në masën 5 000 (pesë mijë) lekë.
Tre projektligjet e miratuara në seancën e sotme ishin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane për projektin bashki të forta” (96 vota pro, 4 kundër, 2 abstenim), “Për censin e popullsisë dhe banesave” (85 vota pro, 11 kundër, 5 abstenime) dhe “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për regjistrin qendror të llogarive bankare” (85 vota pro, 11 kundër, 4 abstenime). Projektligji i parë synonte krijimin e statistikave zyrtare të nivelit vendor, me qëllim mirepërdorimin e të dhënave zyrtare dhe përmirësimin e sistemit statistikor në nivel vendor dhe qendror. Projektligji i dytë, sipas diskutimit të deputetes Ekonomi, përveçse vinte si kërkesë e Këshillit të Evropës, bën të mundur prodhimin e statistikave të popullsisë dhe banesave. Projektligji i tretë, nisur nga diskutimi në emër të grupit parlamentar të mazhorancës, mundëson sisteme që rehatojnë profesionistët e kualifikuar të fushës dhe që vjen si nevojë, kërkesë e vetë komunitetit profesional, si e tillë edhe mirëpritet prej tyre.
Seanca rrëzoi me 85 vota kundër, 8 abstenim dhe 8 vota pro, dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11.812, datë 5.11.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 130/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 10129 datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, të ndryshuar””.  U miratuan gjithashtu edhe dy projektvendimet: “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve” dhe “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për regjistrin qendror të llogarive bankare”, përkatësisht me 88 vota pro, 9 kundër dhe 3 abstenime sa i takon projektvendimit të parë dhe 83 vota pro, 12 kundër dhe 6 abstenime sa i takon tjetrit.
Seanca e sotme zhvilloi punimet në kushte të posaçme, në vijim të zbatimit të masave protokollare antiCOVID.


Share