Aleanca e Grave Deputete trajnim dy ditor online me fokus komunikimin publik dhe fuqizmin e rolit të grave në zgjedhjet parlamentare

  • Postuar më, 26/11/2020

Aleanca e Grave Deputete, më 24.11.2020 dhe 25.11.2020, mori pjesë në një trajnim dy ditor online me fokus komunikimin publik dhe fuqizmin e rolit të grave në zgjedhjet parlamentare. Ky trajnim u zhvillua nën drejtimin e ekspertit z. Johan Hamels.

Dita e parë e trajnimit u fokusua në trajtimin e temës“ Listat e hapura dhe kandidimi i grave dhe vajzave”. Në këtë sesion ishin të ftuara tre gra deputete: znj. Gudrum Kugler , deputete në Austri, znj. Inka Hopsu, deputete në Finlandë dhe znj. Mimoza Kusari Lila, deputete në Kosovë. Deputetet e ftuara ndanë me Aleancën e Grave Deputete, eksperiencat e tyre, vështirësitë dhe sfidat e të qenurit grua deputete si dhe diskutuan lidhur me rëndësinë e profilizimit të grave në një fushë të caktuar si dhe mbështetja ndaj njëra - tjetrës. Më tej, eksperti Johan Hamels prezantoi mënyrën e mbledhjes së fondeve për fushatën zgjedhore. Në përfundim, gratë deputete pjesëmarrëse diskutuan dhe ndanë eksperiencat e tyre me të ftuarit.

 

Dita e dytë e trajnimit online u ndal në temën “Listat e hapura dhe aksesi në financat politike për kandidatet gra dhe vajza”. Në këtë sesion ishin të ftuara dy gra deputete: znj. Mirjam Sterk deputete në  Hollandë dhe znj. Miriam Lexmann, deputete nga Sllovakia. Ato ndanë eksperiencat e tyre për mënyrën e mbledhjes së fondeve si dhe eksperiencat e tyre personale si deputete gra. Më tej, gratë deputete u ndanë në grupe të vogla pune. Në vijim, eksperti Johan Hamels prezantoi disa hapa konkretë për mënyrën e mbledhjes së fondeve.

 

Ky trajnim u zhvillua në kuadër të sesionit të katërt dhe të pestë të Akademisë së Lidershipit duke përmbyllur pjesën teorike të trajnimeve dhe për të vijuar më tej me sesione trajnimi individuale të grave deputete pjesë e Aleancës së Grave Deputete. Trajnimi u organizua nga Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje në bashkëpunim me Institutin Kombëtar për Demokraci (NDI) dhe mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. 


Share