Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi projektligjin "Për një ndryshim në ligjin nr.55/2015 "Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar"

  • Postuar më, 27/11/2020

Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi projektligjin  "Për një ndryshim në ligjin nr.55/2015 "Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar". Nismëtarë të këtij projektligji ishin deputetët znj. Milva Ekonomi dhe z. Ervin Bushati. 

I ftuar për këtë projektligj ishte zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave z. Besart Kadia.

Në prezantimin e projektligjit, znj. Ekonomi u shpreh se qëllimi i tij është që investimet strategjike në Shqipëri të kenë mundësi të aplikojnë edhe gjatë vitit 2021.

Më tej, z. Bushati u shpreh ndër të tjera se për shkak të pandemisë nuk janë realizuar shumë investime.

“Investimet kudo në botë janë stopuar ndaj mendoj se kjo është iniciativa e duhur dhe deputetët e opozitës në komision të jenë dakort me një frymarrje të tillë, që do i jepte ekonomisë shqiptare, për sa më shumë investime apo fonde të huaja në financat dhe aktivitetin ekonomik për të rritur punësimin, ekonominë, etj.”,-theksoi z. Bushati. 

Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit e miratuan këtë projektligj në parim, nen për nen dhe në tërësi. 

Mbledha u zhvillua nëpërmjet platformës online Cisco Webex.


Share