Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi një projektligj
- Postuar më, 27/11/2020
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Programin për Zhvillimin e Turizmit dhe Infrastrukturës në Shqipëri”.
E ftuar ishte znj. Kesjana Halili, Drejtoreshë e Përgjithshme e Borxhit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.
Në prezantim të këtij projektligji znj. Halili u shpreh se shuma totale e financimit të këtij programi është 100 milionë euro nga ku 40 milionë euro grant dhe 60 milionë euro hua.
“Objektivi i përgjithshëm i programit është rritja e kontributit të turizmit të cilësisë dhe turizmit të qëndrueshëm për rritjen ekonomike e konkurrueshmërinë e rajoneve shqiptare.”, -theksoi znj. Halili.
Pas diskutimeve anëtarë e komisionit e miratuan projektligjin në parim, nen për nen dhe në tërësi.
Mbledhja u zhvillua nëpërmjet platformës online Cisco Webex