Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 28 Nëntorit, në Vlorë

  • Postuar më, 28/11/2020

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mori sot pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit dhe vendosjes së kurorave, organizuar me rastin e 28 Nëntorit, në Vlorë. Në ceremoni morën pjesë edhe Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, Kryeministri, z. Edi Rama, deputeti i qarkut të Vlorës, z. Damian Gjiknuri, Kryetari i Bashkisë, z. Dritan Leli dhe Prefekti i Vlorës, z. Flamur Mamaj.


Share