“Nënkomisioni për Zhvillimin e Qëndrueshëm, takim online me përfaqësues të OKB-së-IPU dhe stafin e Kuvendit , mbi objektivat e Zvillimit të Qëndrueshëm të agjendës 2030”.
- Postuar më, 18/12/2020
Nënkomisioni për Zhvillimin e Qëndrueshëm, në vijim të veprimtarisë së tij, zhvilloi sot një takim on-line me përfaqësues të OKB dhe te IPU dhe stafin e Kuvendit për ndergjegjësimin mbi objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshem të agjendës 2030.
Ky takim kishte si synim paraqitjen e Instrumentit të vetëvlerësimit (toolkit self-assessment), një instrument që do të jetë në përdorim të deputeteve dhe stafit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si mjet për monitorimin e zbatimit të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.
Takimi u drejtua nga Kryetarja e Nenkomisionit për Zhvillimin e qëndrueshëm, Znj. Senida Mesi, e cila paraqiti në vija të përgjithshme ecurine e veprimtarisë së Kuvendit në lidhje me funksionet e Kuvendit për monitorimin e Objektivave të zhvillimit të Qëndrueshëm.