Seanca e jashtëzakonshme miratoi katër dekretet presidenciale për shkarkimin dhe emërimin e disa ministrave
- Postuar më, 04/01/2021

4 janar 2021
Kuvendi u mblodh sot në një
seancë të jashtëzakonshme, me kërkesë të kryeministrit të vendit, z. Edi Rama,
për shqyrtimin e dekreteve të shkarkimit dhe të emërimit të disa ministrave. Në
drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, seanca e sotme plenare
miratoi me 95 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim dekretin nr. 11889, për
shkarkimin e z. Edi Rama nga detyra e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Me 95 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim, u miratua dekreti 11890, për
shkarkimin e znj. Olta Xhaçka nga detyra e ministres së Mbrojtjes. Me 94 vota
pro, 4 kundër dhe 1 abstenim, u miratua dekreti nr. 11891, i emërimit të
znj. Olta Xhaçka si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Me 94 vota pro, 3
kundër dhe 2 abstenim, u miratua dekreti nr. 11892, për emërimin e z. Niko
Peleshi, ministër i Mbrojtjes. Sesioni i fundit i kësaj legjislature do të
nisë më 18 janar 2021.