Kryetarja e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashme, znj. Mimi Kodheli priti znj. Vesna Radonjiç, e Ngarkuar me Punë e Ambasadës së Republikës së Malit të Zi në Shqipëri
- Postuar më, 12/01/2021

Kryetarja e
Komisionit parlamentar për Politikën e Jashme, znj. Mimi Kodheli priti në Selinë
e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Vesna Radonjiç, e Ngarkuar me Punë e Ambasadës së
Republikës së Malit të Zi në Shqipëri, me kërkesë të kësaj të fundit.
Znj. Radonjiç bëri
një tablo të zhvillimeve politike në Mal te Zi, duke theksuar se edhe qeveria e
koalicionit të tre partive, dalë si rezultat i zgjedhjeve të fundit, është e
angazhuar të ruajë të njëjtat orientime në politikën e jashtm: integrimin
europian, angazhimin në NATO, politikën rajonale dhe fqinjësinë e mirë.
Në këtë kuader, ajo
shprehu kënaqësinë për mardhëniet miqësore midis dy vendeve si dhe frymën e
bashkëpunimit në të cilën ato ato synojnë të zgjidhin të tëra çështjet, përfshirë
edhe ato që kanë të bëjnë me marrëveshjet ndërkufitare dhe minoritetet.
Znj. Radonjiç i dorëzoi
znj. Kodheli një letër nga Kryetari i Komisionit parlamentar për Marrëdhëniet
Ndërkombëtare dhe Emigrantët, z. Miodrag Lekic, i cili duke theksuar rëndësinë
e diplomacisë parlamentare si një rrugë efikase për forcimin e marrëdhënieve
midis vendeve, shpreh dëshirën për intensifikimin e dialogut dhe kontakteve ndërparlamentare
midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Znj. Kodheli, duke
folur mbi ecurinë e proceseve integruese të Shqipërisë në BE, shprehu kënaqësinë për faktin që të dyja
vendet kanë objektiva tw njëjta përsa i përket politikws së jashtme.
Kryetarja e
Komisionit per Politikën e Jashme, znj. Mimi Kodheli, vlerësoi mesazhin e
Kryetarit të Komisionit parlamentar të Malit te Zi për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
dhe Emigrantët, z. Miodrag Lekic dhe shprehu gatishmërinë për tu takuar sa më
parë me homologun e saj për të biseduar së bashku mbi rëndësinë e veçantë të
bashkëpunimit ndërparlamentar dhe rolin e parlamentarëve jo vetëm në forcimin e
marrëdhënieve dypalëshe por edhe për rritjen e bashkëpunimit, konsolidimin e
paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë.