Shpallet për konsultim publik “Manuali i pjesëmarrjes së publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit”
- Postuar më, 12/01/2021

Në kuadër të transparencës, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë prej disa ditësh ka
shpallur për konsultim publik “Manuali i pjesëmarrjes së publikut në
procesin vendimmarrës të Kuvendit”. Kuvendi fton cilindo
të interesuar, qytetar apo dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave
jofitimprurëse të kontribuojnë nëpërmjet komenteve apo sugjerimeve për
përmirësimin e mëtejshëm të këtij dokumenti pune të përbashkët.
Për komente dhe sugjerime mund ti drejtoheni platformës “Konsultimi
i Projektligjeve”, në faqen zyrtare të Kuvendit, në linkun
www.http://konsultimi.parlament.al/