Turi Virtual i Kuvendit të Shqipërisë

  • Postuar më, 22/01/2021

Kuvendi i Shqipërisë, ju prezanton me Turin e parë Virtual të godinës së Sallës së seancave plenare si dhe të godinës së Kryesisë së Kuvendit.


Kjo platformë i mundëson qytetarëve të vizitojnë ambientet ku deputetët e Kuvendit të Shqiperisë ushtrojnë të gjitha funksionet që rrjedhin nga mandatet e të zgjedhurit të popullit dhe Kushtetuta.


Turi Virtual është zhvilluar në kuadër të mbështetjes që i ofrohet Kuvendit nga Qeveria Zvicerane përmes projektit për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar (PACEP). Partnerët zbatues të projektit janë Instituti Demokratik Amerikan (NDI) dhe OSBE - së.


Kliko këtu për të ndjekur turin virtual të Sallës së seancave plenare në versionin shqip.

Kliko këtu për të ndjekur turin virtual të Sallës së seancave plenare në versionin anglisht.

Kliko këtu për të ndjekur turin virtual të godinës së Kryesisë së Kuvendit në versionin shqip.

Kliko këtu për të ndjekur turin virtual të godinës së Kryesisë së Kuvendit në versionin anglisht.


Share