Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi mbledhjen e parë për vitin 2021
- Postuar më, 25/01/2021
25 janar 2021
Në drejtimin e kryetarit z. Ramazan Gjuzi, u zhvillua
mbledhja e parë për vitin 2021 e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e
Informimit Publik.
Pas miratimit të procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme, u vijua
me diskutimin e projekt-kalendarit të punës së Komisionit. Pas diskutimeve u dakordësuan që të
planifikohet një dëgjesë më ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj.Evis Kushi
për të raportuar lidhur me ecurinë e procesit të rindërtimit të objekteve mësimore
të dëmtuara nga tërmeti i vitit të kaluar.
Në vijim të masave mbrojtëse anti-Covid, mbledhja
e komisionit u zhvillua nëpërmjet platformës virtuale të komunikimit “Cisco Webex”.