NJOFTIM PËR RISHPALLJEN E TRE VENDEVE VAKANTE PËR ANËTARË TË KËSHILLIT DREJTUES TË RTSH-së (KDRTSH)
- Postuar më, 03/02/2021
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e
Informimit Publik në mbledhjen e datës 1 shkurt 2021, mbështetur në
nenet 93 dhe 94 të ligjit nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë” si dhe në
nenin 34 të Rregullores së Kuvendit, me vendimet nr. 3, 4 dhe 5 të tij,
vendosi “Rishpalljen e tre vendeve vakante për anëtarë të Këshillit
Drejtues të RTSH-së”.
A. Ftohen
për paraqitjen e kandidaturave për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së,
subjektet e mëposhtme:
a) shoqatat dhe grupimet e mediave elektronike;
b) shoqatat e medias së shkruar;
c) profesoratin dhe shoqatat e inxhinierisë elektrike
dhe elektronike;
ç) profesoratin e së drejtës, gazetari-komunikimit dhe
ekonomisë, shoqatat e juristëve dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë;
d) organizatat jofitimprurëse që veprojnë në fushën e
të drejtave të njeriut, të drejtave të fëmijëve ose kërkimeve në politikat
publike, ose përfaqësues të shoqatave që veprojnë në fushën e mbrojtjes së
personave me aftësi të kufizuar.
B. Subjektet e mësipërme duhet t’i propozojnë
kandidaturat pranë sekretarisë së Kuvendit brenda 20 ditëve nga publikimi i
këtij njoftimi. Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave është data 21
shkurt 2021.
C. Propozimi
i çdo kandidature duhet të përmbajë:
1.
CV-në e nënshkruar
në çdo faqe nga kandidati.
2.
Librezë pune ose vërtetime
të tjera që provojnë përmbushjen e kriterit ligjor të përvojës në punë prej jo
më pak se 10 vitesh në fushat e:
a)
medias në
përgjithësi;
b)
transmetimeve
audiovizive të shërbimit publik, tregtar ose jotregtar;
c)
prodhimit të
përmbajtjes së transmetimeve audiovizive;
ç) teknologjive të medias;
d)
ekonomisë,
administrimit dhe rregullave te konkurrencës;
dh) çështjeve të zhvillimit të gjuhës shqipe;
e)
çështjeve që
lidhen me personat me aftësi të kufizuar e grupeve të tjera vulnerabël;
ë) artit, kulturës e muzikës;
f)
drejtësisë,
ligjit, administrimit publik;
g)
shkencës, mjedisit
dhe zhvillimit teknologjik;
gj) mbrojtjes së konsumatorit;
h)
veprimtarive
shoqërore, edukuese dhe zhvillimit të bashkësive lokale, publike e kombëtare,
të cilat kanë lidhje ose ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi qëllimet e
veprimtarisë audiovizive.
3.
Vërtetim i
gjendjes gjyqësore.
4.
Formularin e
vetëdeklarimit në zbatim të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të
personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i cili
gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë si dhe
bashkëlidhur këtij njoftimi.
5. Formularin e plotësuar në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i cili gjëndet bashkëlidhur këtij njoftimi.
6. Formular deklarimi papajtueshmërie dhe konflikit interesi, në përputhje me përcaktimet e nenit 97, pika 1, shkronjat a) dhe b).