Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mesazh për ndarjen nga jeta të artistit Lefter Çipa: Iku Lefteri, aristokrati i polifonisë shqiptare
- Postuar më, 18/02/2021

Kryetari
i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka sot një mesazh për ndarjen nga jeta të artistit
Lefter Çipa.
“Lajmi për ndarjen nga jeta të Lefter Çipës na pikëlloi të gjithëve. Leferi Çipa është magjistrati i polifonisë shqiptare. Lefteri qëndron me dinjitet në sofrën e këngës dhe të muzikës shqiptare.
Me shijet e tij prej aristokrati të
polifonisë, na përcolli të gjithëve magjinë e jetës dhe botës shqiptare.
Lefter Çipa është një artist
shumështresor. Ky bilbil i këngës shqiptare ishte njëkohësisht poet, muzikant, dirigjent,
interpret, koreograf e valltar.
Lefter Çipa ribashkoi, njëlloj si në kohët antike, kodet e gjinive të arteve dhe pasqyroi me sqimën e tij origjinale më të mirën e bukurive shqiptare, sidomos të viseve të Pilurit, Hiumarës, Labërisë, Toskërisë dhe Çamërisë. Tekstet e tij këndojnë, pikturojnë, vallzojnë, frymëzojnë dhe rikrijojnë dashurinë, bardhësinë dhe ëmbëlsinë e jetës së shqiptarëve.
Muza e poezisë së tij ushqeu dhe do të vazhdojë këngën, shpirtin, zemrat dhe jetët e shqiptarëve. Limfa e tij krijuese do të vazhdojë të ushqejë artin dhe kulturën shqiptare në kohët që vijnë.”