Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi marrëveshjen e huas me KfW

  • Postuar më, 19/02/2021

19 shkurt 2020

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni për Politikën e Jashtme, në cilësinë e komisioneve për dhënie mendimi, shqyrtuan projektligjin “Për ratifikimin e Marrëveshjes së Huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar mga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, (huamarrësi), dhe KfW Frankfurt Am Main (KfW), për Programin e Infrastrukturës Bashkiake V, në shumën 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) euro”. Të ftuar për prezantimin e nismës ishin znj. Adela Xhemali, zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë, znj.Elona Mistrovica, përgjegjëse e Sektorit të Sigurimit të Ndihmës së Huaj në këtë ministri, si dhe z. Flauers Shoshi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës- Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.. Znj.Xhemali gjatë prezantimit të saj shpjegoi se huaja ka një  afat maturimi prej 15 vite, duke përfshirë periudhën prej 5 vitesh pa pagesë principali dhe projekti për të cilin do të shërbejë kjo hua, është parashikuar në PBA 2020-2022 të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Znj.Xhemali sqaroi se Programi “Infrastruktura Bashkiake V” synon përmirësimin e sistemit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, si dhe performancës së shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve në bashkitë: Shkodër, Lezhë, Kamzë, Berat, Kuçovë, Elbasan, Fier dhe Vlorë.  Deputetët Adnor Shameti dhe Ervin Bushati, në cilësinë e relatorëve të dy komisioneve dhanë dakordësinë për projekligjin, e cili pas pyetjeve dhe komenteve, u miratua në parim, nen për nen dhe në tërësi nga të dy komisionet.


Share