Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 124/2015 “Për efiçencën e energjisë” të ndryshuar””
- Postuar më, 23/02/2021

Në drejtimin e kryetarit z. Ilir Beqja, Komisioni për
Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi nen për nen
projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 124/2015 “Për
efiçencën e energjisë” të ndryshuar””.
Të ftuar për këtë projektligj ishte zëvendësministri i
Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Gjergj Simaku dhe znj. Laureta Dibra,
Drejtoreshë në këtë ministri.
Pas diskutimeve nen për nen të këtij projektligji,
komenteve dhe sugjerimeve, anëtarët e komisionit e miratuan këtë projektligj
nen për nen dhe në tërësi.
Mbledhja u zhvillua nëpërmjet platformës së
komunikimit online “Cisco Webex”.