U zhvillua mbledhja e Bordit Këshillimor të Rrjetit të Strategjisë së Edukimit Ligjor të Publikut

  • Postuar më, 03/03/2021

3 mars 2021  

Në drejtimin e zëvendëskryetares së Kuvendit znj. Vasilika Hysi, u zhvillua mbledhja e Bordit Këshillimor të Rrjetit të Strategjisë së Edukimit Ligjor të Publikut.

Në fillim të mbledhjes, znj. Hysi në fjalën e saj vlerësoi angazhimin e institucioneve, shoqërisë civile dhe medies për edukimin ligjor të publikut, raportit në kohë si të paraqitur në raportin e përgatitur nga ministria e Drejtësisë.

 Po ashtu mbledhja vazhdoi diskutimet mbi rekomandimet e Bordit Këshillimor, lidhur me metodat për monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të strategjisë nga Komisioni Drejtues i Rrjetit dhe Ministria e Drejtësisë.

Mbledhja u zhvillua nëpërmjet platformës së komunikimit online “Cisco Webex”.


Share