Njoftim për shtyp

  • Postuar më, 04/03/2021

Në datën 5 mars, Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Tiranë dhe Ambasadën e Zvicrës, do të organizojnë Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Roli i parlamenteve në vendimmarrjen publike në të shkuarën dhe të tashmen në Shqipëri”. 

Konferenca organizohet me rastin e 101-vjetorit të miratimit të Rregullores së Parë të Kuvendit të Shqipërisë. 

Në Konferencë do të marrin pjesë drejtues e deputetë të Kuvendit dhe të parlamenteve partnere, akademikë, studiues, ekspertë dhe profesorë të njohur të veprimtarisë  parlamentare si edhe profesorë nga universitetet e vendit,  universitete të huaja dhe organizata ndërkombëtare.

Konferenca do të zhvillohet online dhe mund të ndiqet nëpërmjet faqes zyrtare të Kuvendit.


Share