Komisioni për Veprimtaritë prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut"
- Postuar më, 05/03/2021
Në
drejtimin e kryetarit z. Ilir Beqja, komisioni për Veprimtaritë prodhuese,
Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektligjin "Për ratifikimin e
marrëveshjes së partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës
së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së
Veriut".
Të
ftuar për këtë çështje ishin ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj.
Milva Ekonomi, z. Besart Kadia zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, znj.
Joniada Bajraba drejtoresha e Integrimit , Koordinimit dhe Marrëveshjeve, nga
ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Agron Tare zëvendësministër, nga
ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj. Ermira Gjoci zëvendësministre.
Në
prezantim të këtij projektligji, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
znj. Milva Ekonomi në fjalën e saj theksoi se kjo është një marrëveshje e cila rrjedh nga marrëveshja
e MSA dhe është e rëndësishme sepse marrëdhënia tregtare me BE nuk i ndryshon
kuotat por shtohen kuota të reja, me një koeficient i cili është negociuar nga
ministria e Financave dhe ne shtojmë sasinë e produkteve bujqësore dhe
blegtorale, e për këtë arsye kjo marrëveshje merr një rëndësi të veçantë.
Pas
diskutimeve, ky projektligj u miratua në parim, nen për nen dhe në tërësi.
Zëvendësministri
Tare, u shpreh se ky projektligj ka për qëllim ratifikimin nga Kuvendi të
marrëveshjes së tregtisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë
dhe së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, miratuar, në
parim, me vendimin nr.1036, datë 16.12.2020, të Këshillit të Ministrave, dhe më
datë 5.2.202.
Pas
diskutimeve, ky projektligj u miratua në parim, nen për nen dhe në tërësi.
Mbledhja
u zhvillua nëpërmjet platformës së komunikimit online “Cisco Webex”.