Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi një marrëveshje
- Postuar më, 05/03/2021

5 mars 2021
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën
Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, shqyrtoi
projektligjin “Për ratifikimin nga Kuvendi të marrëveshjes së partneritetit,
tregtisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së
Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut”. Të ftuar në mbledhjen e
Komisionit për paraqitjen e projektligjit ishin: z. Besart Kadia, zëvendësministër
i Financave dhe Ekonomisë, znj. Joniada Barjaba, Drejtore e Integrimit,
Koordinimit të Marrëveshjeve dhe Asistencës në MFE dhe z. Alban Mësonjësi, Drejtor
Juridik në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Projektligji u prezantua nga znj. Bajraba, e cila sqaroi
se ratifikimi i kësaj marrëveshjeje synon sigurimin e vijimit të bashkëpunimit
dhe vazhdimin e tregtisë ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me të
njëjtat kushte preferenciale dhe pas daljes së saj nga Bashkimi Evropian. Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda e Veriut kanë
qenë palë e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit Shqipëri – Bashkimi Evropian
dhe, për këtë arsye, mallrat me origjinë britanike kanë qenë pjesë e trajtimeve
preferenciale në kuadër të MSA-së. Deputetja Elena Gjina, në cilësinë e
relatorit, vlerësoi rëndësinë e nismës dhe theksoi se projektligji është në përputhje
me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.
Pas diskutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për
nen dhe në tërësi projektligji në fjalë. Mbledhja e komisionit u zhvillua përmes
platformës virtuale “Cisco Webex”.